Për të gjitha ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat orë energji do t’i vijë një çmim i ri në faturën e dritave. Kështu pohoi zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj teksa u pyet nga gazetarët.

Sipas Ahmetajt, bëhet fjalë për 25% të konsumit të energjisë, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për rreth 5% të familjeve.

“Pyetja juaj më jep një mundësi që të shpjegoj me qytetarët se sa i përket biznesit të vogël dhe familjarëve, nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike. Në raport me mundësitë dhe progresivitetin, ka një pjesë të vogël të familjeve, që harxhojnë rreth 25% të konsumit të energjisë, që kalojnë mbi 700 km. në progresin e progresivitetin, ato familje që harxhojnë 700kv në raport me ato familje që nuk i ka ato mundësi, do të trajtohet më ndryshe. Familjet që harxhojë më pak, nuk i ndryshon çmimi. Ato familje që  harxhojnë, nuk harxhojnë kot. Nëse ne ato rreth 75-00 sipërmarrje të tensionit të ulët do i kishim lënë në mëshirë të tregut, do paguanin 134 lekë. Nuk i kemi lënë në mëshirë të fatit. Jo qytetarëve të këtij vendi, ata që kanë harxhim normal të energjive, dhe kanë të ardhura mesatare dhe të ulta, nuk do iu rritet asnjë cent çmimi. Qeveria do të vazhdojë t’ju subvencionojë çmimin. Edhe për 7500 bizneset e nivelit të mesëm do i subvencionojnë.”, tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: