Ousmane Dembele zhvilloi një sezon me ulje-ngritje te Barcelona. Sulmuesi luajti 24 ndeshje në kampionat, ku shënoi edhe 5 gola. Nga 1 qershori, klauzola e francezit bie nga 100 në 50 milionë, shifër kjo që do të jetë e vlefshme për dy muajt e merkatos. Diçka e tillë është e parashikuar në kontratë, e cila flet qartë.

Megjithatë, anësori nuk po mendon të largohet nga Barça dhe tashmë ka marrë ofertën për të rinovuar kontratën në vitin 2027. Sa i takon marrëveshjes aktuale, Dembele është i lidhur me klubin nga Camp Nou deri në vitin 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: