PSG bën hapa prapa në tratativat për të sjellë Milan Skriniar në Paris. Shkak për këtë vendim janë bërë kërkesat e larta të Interit për mbrojtësin.

Sipas asaj që shkruan L’Equipe, klubi nga Milano nuk lëviz nga 70 milionë euro. Kjo shifër shihet si shumë e lartë nga kampionët e Francës, të cilët po mendojnë që seriozisht të fokusohen në një objektiv tjetër.

PSG e cilëson si diçka të tepërt, nëse shpenzon aq para për një futbollist që i skadon kontrata vitin tjetër. Alternativa të tjera për mbrojtjen janë të shumta.

Gt
Gt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: