Kur çmimi i naftës në Bursa ka shënuar rënie, duke zbritur në 93 dollarë për fuçi, në nivelet e para luftës, Bordi i transparencës ka vendosur të rrisë për të dytën herë radhazi çmimin e naftës në tregun vendas, duke e çuar atë në 227 lekë për litër, nga 221 lekë për litër që ishte deri tani. Benzina u ul me 1 lekë për litër, dhe do te tregohet me 201 lekë për litër, ndërsa gazi do te shitet me 78 për litër.

Një fuçi naftë, treguesi referencë i naftës europiane, tregtohet me rreth 92 dollarë për fuçi, në nivelet e janarit, nga 100 dollarë që ishte një javë më parë dhe 110 dollarë në fillim të gushtit. Edhe treguesi referencë i naftës së përpunuar, të cilin e importojnë kompanitë në Shqipëri, ka zbritur në 900 dollarë/ton, nga 930 dollarë për ton që ishte një javë më parë.

Historiku i këtyre pesë muajve e gjysmë që çmimet vendosen nga Bordi ka treguar se mekanizimi i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet dhe për të bërë transparencë, nuk ka arritur të kryejë asnjë nga këto funksione.

Operatorët e tregut ndërkohë kanë pohuar se nëse ata do të vendosnin vetë çmimet do të ishin më fleksibël në çmime sepse do të bënin blerje më afatgjata, ndërsa aktualisht po blejnë vetëm në bazë ditore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: