Vendimi i Iranit për të rritur, siç pritej, eksportet e naftës, pas përfundimit të sanksioneve, ul çmimin e naftës bruto në tregje që kthehen në nivelet e shkurtit të vitit 2009. Kështu një fuçi është tregtuar me 35 $ me një rënie prej më shumë se 35 centësh. Kjo nuk ka ndodhur që nga viti 2009.

“Nuk ka asnjë mundësi” që Teherani të rifillojë planin e tij, tha Zëvendës Ministri iranian i naftës Amir Hossein Zamaninia, siç raportohet nga Bloomberg. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), inventarët e naftës bruto ndoshta do të rriten në 300 milionë fuçi, kur Irani të rrisë eksportet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: