Prej disa ditësh çmimet e naftës në tregun botëror janë në rënie, ndërsa sot u regjistrua një rënie e re e çmimit në tregun botëror, por ky realitet nuk gjen reflektim në tregun e karburanteve në Shqipëri, ku vendimi i fundit I Bordit të Transparencës për të reflektuar ndryshimet e tregjeve botërore daton më 12 tetor.

Çmimi i referencës ndërkombëtare i naftës së papërpunuar Brent ishte 93,81 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm, duke shënuar një rënie me 1,29 për qind. Por pavarësisht kësaj, nafta në vendin tonë vijon të tregtohet prej dy javësh me një çmim të pandryshuar 240 lekë/litri.

Në 12 tetor, kur Bordi reflektoi çmimet e reja të karburanteve, në bursat ndërkombëtare nafta  tregtohej me 83,82 dollarë për fuçi por Bordi e pa të arsyeshme që të bënte vetëm një ulje prej 5 lekësh, nga 245 në 240 lekë për litër.

Pavarësisht se edhe sot çmimi i shitjes së naftës në bursat ndërkombëtare i afrohet nivelit të para luftës në Ukrainë, Bordi i Transparencës nuk ndërhyn dhe nuk e reflekton këtë realitet duke i lënë shqiptarët ta paguajnë këtë produkt më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit.

Që nga krijimi i tij, bordi ka shërbyer vetëm për rritje të çmimit të karburanteve dhe shumë rrallë e ka ulur atë në masë të papërfillshme pavarësisht zhvillimeve në bursën ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb