Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho me një postim në Facebook ka akuzuar Brodin e Transparencës për zhvatje, teksa publikon një tabelë që tregon se Shqipëria është vendi i 10-të në botë me karburantin më të shtrenjtë.

Në vijim, Xhixho i kërkon qeverisë që të ndjekë shembullin e vendeve të BE-së, në veçanti Gjermanisë, për të ulur akcizën për naftën dhe zhdukur taksimin e karburantit.

POSTIMI I PLOTË:

Shqipëria është vendi i dhjetë në botë për çmimin e lartë të naftës.

Sipas Global Petrol Price, në Zvicër, nafta shitet vetëm 0.3 dollarë më shtrenjtë se në Shqipëri.

Nëse hyjmë në grupin e vendeve të pasura për çmimin e naftës, jemi shumë larg tyre për standardet e jetesës ku 30% e popullsisë jeton nën 5 dollarë në ditë.

Bordi i Transparencës, që në fakt është bord zhvatjeje dhe aspak transparent, në vend që të mbrojë qytetarët nga rritja abuzive e çmimit, miraton rritjen progresive të këtij të fundit javë pas jave.

Ndërkohë, vende të përgjegjshme si Gjermania, ka miratuar abonenë e re mujore për transportin publik, e cila nga 80 euro ulet në 9 euro për distancat deri në 50 kilometër, ndërsa ka ulur edhe akcizën për naftën. Taksimi mbi karburantet është ulur edhe në vende të tjera të Europës.

Ndërprit pagesat e inceneratorëve, skemës më kriminale të vjedhjes së taksave të qytetarëve!

Pezullo taksën e qarkullimit dhe të karbonit!

Mbështet të varfrit, fermerët që sot janë në mjerim!

288235013 566908721458888 4276446248248627143 N
288235013 566908721458888 4276446248248627143 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb