Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar mesazheve të urimit pas çmimit që Bashkimi Europian i dha sot gazetares së ‘News24’, Klodiana Lala, si gazetarja më e mirë.

Përmes një urimi në ‘Twitter’ lideri i demokratëve theksoi se çmimi për Lalën, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur dhe se atë sipas tij e ka pranuar e gjithë bota.

Basha tha se BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia sipas tij duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017.

MESAZHI I BASHES:
Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votive”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron. Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017. Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të antarësimit midis BE dhe Shqipërisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb