FIFA ndau sonte në Londër çmimet e sezonit të lakuar ku Cristiano Ronaldo fitoi për të dytin vit radhazi “The Best”, ndërsa Zinedin Zidan u shpall trajneri më i mirë.
Pas përfundimit të ceremonisë FIFA ka zbuluar sesi kanë votuar kapitenët e skuadrave kombëtare ku përjashtim nuk bën as Ansi Agolli. Këmbëmjati 35-vjeçar për çmimin “The Best” ka votuar 5 pikë për Ronaldon, 3 pikë për Lionel Mesin dhe në vendin e tretë, 1 pikë për Xhixhi Bufonin.
Ndërsa përsa i përket çmimit të trajnerit, Ansi ka votuar me 5 pikë Zidanin, 3 pikë Masimiliano Alegrin dhe 1 pikë për trajnerin e Totenhemit, Mauricio Poçetino.
(e.k/BalkanWeb)