Bashkimi Evropian do të sigurojë një shtesë prej 27 milionë dollarësh për të mbështetur çminimin e territoreve të çliruara që u pushtuan përkohësisht nga forcat e armatosura ruse, njoftoi të premten kryediplomati i BE-së Josep Borrell.

“Një përhapje e madhe minash dhe municionesh të tjera shpërthyese po gjenden në territoret e çliruara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ne do të ofrojmë deri në 25 milionë euro për të mbështetur përpjekjet e çminimit në këto zona të rrezikuara. Mbrojtja e civilëve dhe e jetesës së tyre është një prioritet”, tha Borrell në margjinat e samitit BE-Ukrainë që po zhvillohet në Kiev.

Këto fonde janë në vijim të 18 milionë dollarëve të akorduara në vitin 2022 për këtë qëllim, tha një zëdhënës i Komisionit të BE-së për CNN.

Financimi do të përfshijë pajisje thelbësore për operatorët shtetërorë ukrainas të veprimit ndaj minave dhe do të mbështesë kapacitetet e autoriteteve ukrainase për të menaxhuar në mënyrë efektive sektorin kombëtar të veprimit ndaj minave, tha shërbimi diplomatik i BE-së të premten në një deklaratë për shtyp.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb