Sezoni i ri, dështim i vjetër. Ky është përkufizimi më i saktë për vitin futbollistik të “topçinjve”, të cilët edhe njëherë nuk po arrijnë të jenë kompetitivë në kampionat, duke qëndruar shumë larg Siti dhe Liverpulit, ndërsa tani është Junajtid që i kërcënon vendin e katërt në kampionat.

Kështu drejtuesit e klubit londinez kanë ndërmend të bëjnë një revolucion total në ekip. I pari në listën e largimeve është zvicerani Stefan Lishtajner, por edhe shqiptari Shkodran Mustafi e Mohamed Eleni. Gjithashtu edhe Denis Suarez ka bërë gati valixhet, pasi në brigjet e Tamizit nuk po bind.

Por jo vetëm lojtarët e sipërpërmendur. Edhe yjet e skuadrës, si Henrik Mkhitarjan dhe Mesut Ozil do të ndërrojnë ambient. Gjithashtu edhe Deni Uellbek, që më shumë sesa në fushën e lojës, ka qenë prezent në infermieri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb