2 fitore në 2 ndeshjet e fundit i kthyen më në fund buzëqeshjen Armando Cungut, më saktë i dhanë pak frymëmarrje për pjesën e mbetur të fazës së tretë, fundja diferenca me Partizanin kryesues tashmë është vetëm 6 pikë. Tekniku shkodran nuk kishte kohë të festonte trepikëshin kundër Luftëtari pasi nëse kthen kokën pas dhe sheh infermierinë, e sigurt është se nuk i dalin llogaritë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në vigjilje të transfertës kundër Skënderbeut i duhet të shpik nga e para repartin defensivë. Pas Cuculit dhe Rrumbullakut, Cungu humbet edhe shërbimet e Ylli Shametit. Kapiteni doli i dëmtuar nga sfida kundër gjirokastritëve, prezenca e tij kundër Skënderbeut është në pikëpyetje.

53154977 1694789380666402 1810060945527930880 N
53154977 1694789380666402 1810060945527930880 N

Si të mos mjaftojë mungesa e 3 mbrojtësve, pak kohë më parë Cungu humbi dhe shërbimet e brazilianit Kordero, i cili vijon stërvitjen i diferencuar.

Rama
Rama

Lajmi i mirë është se ofensiva po kalon një moment pozitiv, mbi të gjitha Valdet Rama. Ish mesfushori i Kombëtares u përshtat shumë shpejt me futbollin shqiptar dhe me Kukësin teksa në dy sfida e fundit ka shënuar dy gola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb