Në prezantimin e tij zyrtarë në krye të Kukësit, Skënder Gega nuk preferoi të bëj premtime të bujshme por ashtu siç u shpreh edhe Safet Gjici për News24 pak ditë më parë, titulli është kusht edhe për trajnerin e ri. Gega nuk ndihet nën presion e as nuk i frikësohet faktit se mund të qëndroj në fuqi dënimi i FIFA-s, në sytë e ish trajnerit të Partizanit, Kukësi ka në dispozicion një grup cilësor. Përtej deklaratave të trajnerit të ri, fakt është se tek nënkampionët po përgatitet një revolucion, kjo e kushtëzuar shumë edhe nga largimet.

Shkurtaj O
Shkurtaj O

I pari që braktisi zyrtarisht Kukësin ishte Vasil Shkurtaj, golshënuesi kryesor i ekipit. Të njëjtin fat ka edhe Kristal Abazaj, sulmuesi i krahut do të rikthehet tek Anderleht skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Mbylli zyrtarisht aventurën e tij me Kukësin edhe Valon Ethemi. Mesfushori do të vijoj karrierën e tij në Poloni duke bërë që nga katër fantastikët e fazës ofensive vetëm Enis Gavazaj të qëndroj, të paktën deri më tani. Listës së gjatë të larguarve i shtohen dy qendërmbrojtësit, Olsi Teqja dhe Gëzim Krasniqi ndërsa me Kukësin së fundmi e mbylli dhe portieri Avdyli. Në total bëhet fjalë për 6 largime zyrtare, çka do të thotë se Gega dhe drejtuesit e klubit duhet të projektojnë një ekip nga e para.

Tafa
Tafa

Kukësi është i sigurt që do të fitoj betejën në CAS ose në rastin më të keq do të paguajnë ish lojtarin Filip Zderiç për të zhbllokuar merkaton. Këtë fat e konfirmon afrimi i parë zyrtarë, portieri Angelo Tafa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: