Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një laborator për prodhimin e drogës me më shumë se 300 bimë marijuanë, Si pasojë është arrestuar një 31-vjeçar shqiptar në Valencia, pasi është kapur ‘mat’ në plantacionin e drogës.

Lëvizjet e shpeshta në ambientin ku kultivoheshin bimët, kishte tërhequr vëmendjen e policisë së qytetit. Për finalizimin e operacionit, janë dashur 8 muaj kohë.

Gjatë kontrollit fizik në ambient, u gjetën dhe sekuestruan 330 bimë marijuanë, filtra karboni, panele elektrik. Po ashtu u zbulua se ishin bërë lidhje të paligjshme në sistemin e energjisë elektrike.

31-vjeçari shqiptar do të dalë para drejtësisë spanjolle, ku do të merret vendimi për dënimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb