Nënkryetari i Partisë Demokratike ka komentuar faktin se Rama ka lajmëruar konferencë për mediat në orën 15.00 së bashku me ambasadorin e BE Luigi Soreca. Konferenca e Ramës vjen pasi PE tha sot se do t’i rekomandojë Këshillit të Europës, hapje negociatash me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Përmes një shënimi në “Facebook”, Paloka shprehet ironikisht se Rama i ka hapur negociatat njëherë. “Çfarë mund të thotë në orën 15.00 ?! Ky i ka hapur njëherë negociatat një vit më parë…!!!

Ndërsa në një shënim të dytë në llogarinë e tij në “Facebook”, Paloka po me ironi thotë se Rama ka vetëm një arritje dhe ajo është reforma në drejtësi, duke lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese.

“Degjova gjithe kuriozitet se kush ishin “sukseset” per vitin 2018 se helbete, ne si opozite jo vetem nuk duam ti shohim “sukseset” po hedhim edhe balte gjithe kohen…

Ishte vetem nje; REFORMA NE DREJTESI !

Duam apo s’duam , te vertetat jane kokeforta e duhen pranuar.

Ka qene vertete “sukses i madh” 2018 ne drejtesi…Vjet ishim vetem pa Gjykate Kushtetuese, tani , prej pak ditesh, nuk kemi as Gjykate te Larte. A mund te kete sukses me te madh? Ka ndonje vend tjeter ne bote qe t’ja kete arritur kaq shpejte ?!

Ky ishte “suksesi” , imagjinoni deshtimet…Apo nuk ka?

Kur jepet kesti i fundit ???!”, deklaron Paloka.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb