Kryeministri Edi Rama reagon pas videos së publikuar nga kreu i PD në Fier, Luan Baçi, ku shfaqeshin një numër i madh qytetarësh, të cilët po prisnin të merrnin ndihmat, që po shpërndahen si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Kryeministri shkruan në “Twitter” se është e turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar.

Sipas Ramës, demokratët po përdorin romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë.

“E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb