TIRANË- Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarret dhe shpërthen ndaj piromanëve, që sipas tij e kanë hobi, argëtim dhe sport përdorimin e shkrepëses. Irritimi i tij vjen pasi CNN ka shkruajtur për situatën e krijuar në Shqipëri.
CNN

STATUSI I PLOTË I BRACES

Bravo qelbesira!
Ja dolet te jeni ne CNN si pirromane,
me veprat tuaja!
Shikoni,
ky vend do vijoje te digjet dhe jo prej motit!

Ky vend do vijoj te digjet,
prej cdo qelbesire qe shkrepsen e ka hobi, sport apo argetim;
me keq, e ka shfryrje mendore apo biologjike, fryre prej cdo gjeje qe jeton apo donte te jetonte dhe se arrin dot;
edhe me keq se kaq, e ka nxitje nga cdo tellall i zi politik qe e mallkon kete vend cdo dite,
madje uron qe te shkoje keq e me keq;
flake e hi, i zi, e perkthen ai tjetri!! Por ky vend, do vijoje te digjet prej mendjes e mendedise:
Une, Ai, Ne, Ata e dogjen, Ti-Shteti e ke per detyre ta shuash!! Kush e mendon shtetin te tille,
natyrisht zjarr do ndeze e zjarrin si politike do perdore!!
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: