Televizioni amerikan CNN njoftoi se Shtëpia e Bardhë nuk di ia heqë më akreditimin reporterit Jim Acosta.
“Sot Shtëpia e Bardhë i ktheu plotësisht akreditimin Acosta-s”, shkruan CNN në “Twitter”.

“Për pasojë, procedimi jonë gjyqësor nuk është më i nevojshëm. Ne do të vazhdojmë me mbulimin e Shtëpisë së Bardhë”, thuhet në këtë mesazh të kanalit televiziv amerikan, raporton atsh.

Shtëpia e Bardhë i kishte hequr akreditimin Acosta-s pasi ai pati një përplasje me Trump gjatë një konference për shtyp në fillim të këtij muaji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb