Ushtarët ukrainas kanë rrëzuar një dron të prodhimit kinez në territorin e tyre, me armë automatike.

Droni ishte një Mugin-5, një mjet ajror komercial pa pilot (UAV) i prodhuar nga një prodhues kinez me bazë në qytetin port të Xiamen, në bregun lindor të Kinës.

Oficeri i ushtrisë britanike dhe specialist dronëve luftarakë ka thënë se droni nuk ka qenë i pajisur me një kamera.

Bëhet me dije se është teknologjia e fundit e përdorimit të një droni civil që është montuar dhe armatosur, një shenjë e modeleve të luftës që ndryshojnë me shpejtësi.

“Përgjatë vijave të para, ne në thelb po bëjmë zbulim ajror gjatë gjithë kohës”, tha Maxim, një veteran 35-vjeçar i Forcave Ajrore për CNN.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) i tha CNN se agjentët e tyre me bazë në territorin e kontrolluar nga Rusia paralajmëruan se një dron ishte nisur drejt një objektivi ukrainas.

Ndërkohë zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar mbi këtë incident specifik, por ekspertët thanë se kishte prova që të dyja palët në konflikt po përdornin teknologjinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb