Pushtimi i Ukrainës po shndërrohet në një luftë rrënuese , ndërsa ushtarët ruse kanë  vrarë qindra civilë.

Zyrtarë të huaj kanë paralajmëruar  se lufta mund të zgjasë dhe se kjo do të sjellë më shumë masakra njerëzore.

Pushtimi rus i Vladimir Putin ka shkaktuar edhe një valë tronditëse të largimit të qytetarëve nga vendi i tyre për t’i shpëtuar agresionit rus.

Kostot e lutës po nxiten nga zhvendosja e strategjisë së Rusisë në përpjekje për të marrë Kievin dhe për të rrëzuar qeverinë . Në ditët e para të luftës dukej se ushtria ruse po sulmonte shpejt vendin dhe mund të arrinte të pushtonte kryeqytetin. Por rezistenca e ashpër e Ukrainës e mbështetur edhe nga armët perëndimore çoi në ndryshimin e strategjisë së Moskës.

Megjithatë rigrupimi dhe rishpërndarja e forcave ruse shkaktoi një gjurmë të tmerrshme në qytetet e Ukrainës.

Zyrtarët e huaj nga ana tjetër kanë paralajmëruar se një luftë e gjatë në Ukrainë do të shkaktonte pasoja të mëdha globale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: