Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, tha në një lidhje për “News24” se është shumë e rëndësishme që qytetarët të zbatojnë me përpikëri masat, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Mjeku u shpreh se gjithçka varet nga sa do të zbatohen masat, duke shtuar se nëse këto masa zbatohen nga popullata, nuk do të shohim dot një pikë kulmimante të virusit në vendin tonë.

Si paraqitet situata?
Janë 59 raste me virusin që shkakton COVID-19. Numri është i vogël dhe kjo si rrjedhojë e disa situatave. Së pari, është distancimi social, që është i rëndësishëm. Një person i infektuar mund të infektojë 2.3 persona të tjerë. Vetëm masa e distancimit social mund ta ulë këtë shifër nën zero. Tjetër është edhe rritja e temperaturës, që e ul këtë koeficionet. Pra, me rritjen e temperaturave një person i infektuar mund të infektojë 1.3 persona të tjerë, por nuk e zhduk virusin. Pritet që brenda fundjavës zona më e goditur në Itali, Lombardia, të fillojë rënien e të infektuarve, kjo për shkak të masave të marra.

Kur do të jetë piku në vendin tonë dhe sa do zgjasë?
Shumë e vështirë për t’u përgjigjur. Kjo është rrjedhojë e masave që do të zbatojmë. Nëse masat do të merren seriozisht nga popullata ndoshta ne këtë pikë nuk do ta shohim dot. Por, kjo nuk do eliminon apriori shfaqjen e një gjendjeje të dytë.

A duhet të vaksinohen të gjithë njerëzit?
Vaksina nuk është parë sa efikase dhe e sigurt do të jetë. Do të jetë e ngjashme me vaksinën e gripit, pra që duhet ta bëjnë persnoat që kanë edhe sëmundje të tjera, apo që janë rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb