Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të opozitës, madje në disa raste dhe ka përqeshur disa prej deputetëve. Teksa mbante fjalën në Foltore, Rama ironizoi duke thënë se shqiptarëve po iu bëhet thirrje që të çohen, pasi po iu vidhen miliardat.

Teksa në një moment fliste nga deputetja Lindita Metaliaj, Rama e ka imituar, duke bërë zërin me të butë.

“Taksa e ndikimit në infrastrukturë nuk falet. Jeni ortakë thonë? Jeni jashtëtokësorë. Ufot dhe çufot flasin. Kjo kompani është e regjistruar në Abu Dhabi, me përfitues fundor të ditur, të bërë publik në komisionet e Kuvendit. Dhe garantët janë në Abu Dhabi.

Por thonë se nuk është Emari, ndaj është mashtrim, duke mos pasur asnjë lloj cipe. Zilia është sëmundje. Nuk kemi gjykim të shëndosh dhe të vërtetë për interesat tona. Dhe themi; Pse të jetë ay aty dhe mos të jem unë. Unë ça të them unë?! Si përfundim deti u bë kos dhe kosi dhallë, bashkë me mëndet e shqiptarëve. Çohu, shkuma party. Po vidheni përditë, miliarda që nuk mbarojnë. Çohuni shqiptarë se tani ka dhe rubla, mblidhuni shqiptarë se dhalla do të bëhet prapë kos. Ajo e Drejta Romake do ‘ngrihej’ e do fliste. Me një minimum edukate morale (qeshin disa deputetë)”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb