Policia e Shkodrës ka shoqëruar babanë e Danjel Pepajt, autorit të dyshuar të vrasjes makabre të dy të rinjve, Vilson Çutaj e Klement Pepaj, pas sherrit për kanabisin.

Mësohet se është shoqëruar në komisariat Rrok Pepaj, pas gjetjes së dy trupave të pajetë në Vrith të Malësisë së Madhe. Por, babai i Danjel Pepajt mund të arrestohet nga policia për akuzën e moskallëzimit të krimit.

Kujtojmë që ishte pikërisht Rrok Pepaj që dërgoi policinë në vendin ku ishin fshehur trupat e pajetë të dy të rinjve, pas vrasjes nga Danjel Pepaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb