I rrethuar nga kamerat, por pa harruar dhe kujdesur deri në fund për klientin e tij. E kemi fjalën për avokatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhiaj, i cili, teksa ishte gati për të dhënë një deklaratë për mediat, kërkon nga një tjetër person që të dërgojë dy paketa me cigare brenda, duke nënkuptuar se janë për ish-ministrin.

Ajo që ndodhi më pas, ishte një deklaratë nga Haxhiaj, i cili e cilësoi si të paligjshëm vendimin e dhënë ndaj klientit të tij, me 3.4 vite burg dhe shtoi se nga ky vendim ka persona që kënaqen. Ai tha ndër të tjera, se do kërkojnë rekursin në Gjykatën e Lartë.

Fjala e avokatit Max Haxhiaj:

Max Haxhiaj: Pritshmëria që kishte opinion shqiptar le të quhet i përmbushur. kjo gjykatë bëri atë që nuk mund të bëhej nga pikëpamja juridike. Kur flas për kënaqje flas për misionin e drejtësisë. Shpërdorimi i detyrës nuk është në juridiksionin e kësaj gjykate. Vendosja në planin e deklarimit fajtor dhe dënimit me 3 vite e 4 muaj përfundimisht, ishte e papritur jo në aspektin që na çuditi, por ishte non sens juridik. Pezullimi ka të tjera kritere. Nuk e di si do e justifikojë gjykata një vendim të tillë. Ky vendim ishte vendim për të kënaqur. Paramendimin në këtë vendim ka të bëjë me faktin që na bën optimist dhe i tremben pafajësisë në gjykatë të Lartë. Duhet të pyesim gjyqtarët se përse e bënë. Nuk mund të them ekzaktësisht, por duke parë këtë vendim të pa justifikuar nga pikëpamja e shkaqeve dhe përse duhej hequr aplikimi i nenit 59, i ka të gjitha brenda. Saimir Tahiri i kishte të gjitha mundësitë edhe të mos vinte. Kishte edhe njerëz që të mos paraqitej. Por ai tregoi disponueshmëri.

Tahiri ka folur për presion politik?

Max Haxhiaj: Kjo është përgjigje që duhet dhënë nga Tahiri. Unë ju garantoj që ky vendim ishte për të njollosur Tahirin. Ai e priti vendimin qetësisht. Nuk është se ne nuk kemi diskutuar variantet e mundshme dhe ky ishte një nga ato. Mungesa e trupit gjykues, të paktën duhet të dilte dhe të thoshte që shtyhet vendimi. Kjo tregon edhe njëherë që drejtësia ka marrë një supermarci edhe në atë presion që është ndodhur zakonisht. Nëse reforma është që të futet në burg Saimir Tahiri, atëherë mund të them edhe me sarkazëm që të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohë dimri. Ne prisnim pafajësinë totale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb