Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Bashkinë e Fierit për të takuar përfaqësinë e naftëtarëve për marrëveshjen.

Gazatari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se Rama dhe përfaqësia e naftëtarëve tashmë janë në ambeintet e bashkisë dhe pritet fillimi i takimit.

Naftëtarët pak ditë më parë lanë grevën pasi u dakordësuan me qeverinë për një pagë të ndërmjetme apo zgjidhje financiare deri në gjetjen e një operatori të ri për rafinerinë e naftës në Ballsh, kurse për pagat e prapambetura nuk pati garanci dhe naftëtarët do të vijojnë betejën ligjore në instancat më të larta.

Po ashtu disa ditë më parë u zhvillua takimi i parë mes Ramës dhe përfaqësisë, nga i cili naftëtarët dolën të pakënaqur. Po ashtu sot në Kuvend komisioni miratoi fondin për pagat e naftëtarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb