Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 filxhanë çaji me kokoshka quinoa
2 lugë fara kungulli
1 lugë fara kërpi
200 gr gjalpë kikiriku
2 lugë mjaltë
300 gr çokollatë për ëmbëlsira
2 lugë qumësht
4 lugë lajthi të grira

Pergatitja

Shkrijmë gjalpin e kikirikut bashkë me mjaltin dhe shtojmë kokoshkat, farat e kungullit dhe farat e kërpit. Shkrijmë çokollatën me qumësht. Shtrojmë gjysmën në një letër pjekjeje, kokoshkat në mes, gjysmën tjetër e hapim lart dhe e spërkasim me lajthi. E lëmë të ftohet dhe e presim me forma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: