Partizani mundi 3-1 Kukësin në shtëpi, duke dërguar diferencën me Tiranën kryesuese në vetëm dy pikë. Nuk mund të mos jetë i lumtur pas ndeshjes trajneri i kryeqytetasve, Giovani Colella.

“Ajo më kryesorja ishte fitorja e sotme, sigurisht dhe humbja e rivalëve tanë i jep më shumë vlera fitores sonë. Ne kemi marrë disa lojtarë dhe kemi rikuperuar Da Silvan që për një periudhë kohe nuk e kishim të gatshëm.

Përtej kësaj unë jam tepër i kënaqur me atë që skuadra jep në fushë. Të gjithë japin kualitet gjatë javës dhe japin më të mirën gjatë ndeshjeve.

Unë jam i lumtur kur skuadra ime fiton, por nëse kampionati do të mbaronte tani nuk jam i kënaqur pasi jemi 2 pikë pas. Për sa i përket derbit, kemi akoma kohë për ta përgatitur këtë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: