Trajneri i Partizanit, Giovani Colella është shfaqur i lumtur për mediat pas fitores 0-2 ndaj Teutës.

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por është normale që skuadra të mos luajë gjithmonë në të njëjtat nivele. Taktikisht bëmë atë që kërkova dhe kur kundërshtari ndryshoi skemë, ndryshuam edhe ne. Tani të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira. Kampionati është akoma i hapur. Edhe ne jemi të kënaqur që fituam këtu dhe do të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Nga e hëna do të mendojmë për sfidën e radhës në kampionat. jam i kënaqur sepse sot sakrifikuam disa lojtarë prej skemave, por ata që u futën nga pankina bënë mirë. E rëndësishme është që të fitojë Partizani, sepse skuadra është më e rëndësishme se individët. Mungojnë edhe 9 ndeshje deri në fund të kampionatit dhe nuk do të jem i qetë cilido që të jetë rezultati i Tiranës. Nesër e kemi pushim de nuk do të mendojmë për futboll”, ka thënë Colella.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: