Në Madrid për shumë vite ishte kthyer në “mbret”, në idhullin e tifozëve të Atletico-s, i vetmi trajner që rivalizoi Realin, u dhurojë madrilenëve të vegjël tituj dhe lavdi. Si kurrë më parë, stoli i Diego Simeones po lëkundet aq shumë se në Spanjë flasin për një shkarkim të sigurt në javët në vijim.

Jashtë Evrope dhe 13 pikë larg kreut në La Liga janë shifra që dënojnë Simeonen.

Diego Simeone
Diego Simeone

E përditshmja spanjolle AS shkruan se Mauricio Pochettino dhe Luis Enrique janë dy kandidatët potencial për të marrë drejtimin e Atletico Madrid. Pochettino është i pa punë që nga dita kur u largua nga PSG ndërsa Enrique pritet të mbyll aventurën e tij në krye të Spanjës pas përfundimit të Botërorit, gjithnjë nëse iberikët nuk triumfojnë në Katar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb