TIRANE – Në përvjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, demokrati Kreshnik Çollaku ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të kritikuar ata që rendin të bëjnë homazhe e të përkujtojnë Azemin, pavarësisht se e luftonin dhe e mallkonin kur ishte gjallë.

Pa përmendur emra, në një status në faqen e tij në “Facebook”, Çollaku shkruan: “Ti fitove Azem. Ah sikur të ishe gjallë Azem, ose të paktën të kishe fuqinë që ditën që menduan se të vranë, tu dilje përpara, i gjallë apo i vdekur, ose të dyja bashke ose asnjëra syresh…vetëm tu dilje..me kostumin zhubrosur e kalbur nga dheu…ose me ndonjë pelerine të bardhë e vezulluese…vetëm tu dilje Azem…kur shkruajnë statuse për ty, apo kur nxitojnë rrugëve duke shtrënguar kollaret që të dalin mirë para kamerave. Nuk do duhej as tu flisje Azem..,mjafton t’i shihje thellë në sy, atje në mes të ballit. Vetëm kaq Azem.”

STATUSI I PLOTE
Azem ti ke fituar.
Sot gjysma,e atyre, që të luftonin e mallkonin, gjysma e atyre që ti denoncoje e përcmoje. Gjysma e atyre qe nuk te duronin dot, por qe edhe ti nuk i duroje asfare. Qe i perzije si Krishti batakcinjte nga Tempulli..,me fjale dhe jo vetem kudo i shihje apo takoje. Gjysma e tyre sot mbushin faqet online me lavde e përdellime për ty. Ca syresh do shtyhen me bërryla para kamerave në përkujtimin tënd. Ca syresh shpresojnë që njerëzit e dëshmitarët ,para të cilëve i ke akuzuar e percmuar e peshtyre..,te kene harruar apo te jene lodhur nga kujtesa.
Gjysmen tjeter i heshte ne humbjen,dhe ata shpresojne qe ti vertete te kesh vdekur e ata qe te kane njohur ty dhe ata te kene harruar.
Ti fitove Azem.
Ah sikur të ishe gjallë Azem, ose të paktën të kishe fuqinë që ditën që menduan se të vranë, tu dilje përpara, i gjallë apo i vdekur, ose të dyja bashke ose asnjëra syresh…vetëm tu dilje..me kostumin zhubrosur e kalbur nga dheu…ose me ndonjë pelerine të bardhë e vezulluese…vetëm tu dilje Azem…kur shkruajnë statuse për ty, apo kur nxitojnë rrugëve duke shtrënguar kollaret që të dalin mirë para kamerave. Nuk do duhej as tu flisje Azem..,mjafton t’i shihje thellë në sy, atje në mes të ballit. Vetëm kaq Azem.
Do ngrinin buzqeshjet,do zgurdullonin syte,do tmerroheshin..endrra per te te vjedhur do u shkrinte me djerrset, fytyrave te zeza nga mosturpi e zgjyra.
Do tmerroheshin Azem..,dhe ne do shpetonim nga ndjenja e te vjelltit qe ka kohe qe sna cliron.
Ah sikur te ishe gjalle Azem. Ne te gjithe do fitonim dicka me shume nga fitorja jote. Po edhe nese kjo nuk mundet..,buzeqeshu me ironi e percmim nga lart.
Ti ke fituar Azem..!!!

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: