TIRANË- Këshilltari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku ka falënderuar sot publikisht të gjithë demokratët e Tiranës për votën e tyre duke shprehur vullnetin dhe angazhimin për të mbrojtur dhe përfaqësuar më së miri ata.

Çollaku shprehet se bashkë me kolegët është i vendosur ta fitojë betejën me mbështetjen e qytetarëve.

“Të dashur qytetarë të Tiranës! Ky mëngjes është ndër ato të veçantët që më bën të ndihem edhe më shumë mirënjohës çdo demokrati dhe qytetari të Tiranës që ka besuar dhe votuar PD! Nga sot fillojmë në parlamentin e Tiranës një betejë për të mbrojtur, respektuar dhe përfaqësuar votën tuaj, vullnetin opozitar në qeverisjen e kryeqytetit tonë! Do ta zhvillojmë këtë betejë të vendosur, besnik të vullnetit të qytetarëve, do ta zhvillojmë në mënyrë të emancipuar dhe cilësore! Anipse numrave, do të përfaqësojmë, shumicën morale të vullnetit të qytetarëve të Tiranës! Unë dhe kolegët e mi, jemi të vendosur ta fitojmë këtë betejë me mbështetjen e të gjithëve ju dhe me vullnetin e Zotit”, shprehet Çollaku, i cili drejton edhe Departamentin e Jashtëm në PD.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: