KOSOVE- Në Kosovë gjatë këtij muaji pritet të qëndrojë një Mision faktmbledhës i Komisionit Evropian për vlerësimin e përmbushjes së kritereve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
Në një bisedë për Zërin e Amerikës, ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku thotë se institucionet e vendit i kanë përmbushur të gjitha kriteret ndërsa pret përgjigje pozitive nga Komisioni Evropian.
Çollaku thotë se heqja e vizave pritet të ndodhë vitin e ardhshëm.
(BalkanWeb)