TIRANË- “SHBA-të të qartë në qëndrimin ndaj Kosovës”. Kështu deklaron Kreshnik Çollaku, Shefi për politikën e jashtme në Partinë Demokratike pas vizitës dhe konferencës së sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry në Prishtinë. Çollaku rikujton se Kerry ka përsëritur premtimin e Klinton në Tiranë se SHBA-të do të përkrahin edhe 100 vite të tjera shqiptarët.

“Kerry ripërsërit premtimin Klinton në Tiranë: SHBA dhe 100 vite të tjera në krah të shqiptarëve!!! Keqardhje për neomarksistët e Prishtinës dhe arqiomarksistët e Tiranës. J Kerry nuk “erdhi me dy kapele në Kosove”, siç profetizonte njëri syresh dje, J Kerry erdhi me kokën e mendjen e ndarë se do mbështesin pa kushte faktorin shqiptar në Ballkan”, shkruan Çollaku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: