PRISHTINE- Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se po vjen koha kur kosovarët do të udhëtojnë pa viza

Këtë deklaratë ai e bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku u aprovua projekti “procesi i liberalizimit të vizave dhe MSA” me ç`rast 200 mijë euro do të shpenzohen për njoftimin e qytetarëve për këto procese, njofton Klan Kosova.

Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës më 4 maj.

Pas vendimit të Komisionit, çështja pritet të shkojë në Parlamentin dhe Këshillin Evropian.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: