Bayern Munchen duket se ka ndërruar taktikë sa u përket rinovimeve, duke kënaqur futbollistët me rritjen e pagave. Drejtuesit bavarezë kërkojnë që mos përsëritet më rasti Alaba, teksa u largua me parametra zero. Dhe kështu e ardhmja e Kingsley Coman te Baern ka marrë një kthesë të fortë.

Francezi ka ndërruar mendje dhe do të luajë për një kohë të gjatë në Mynih me kampionët e Gjermanisë. Arsyeja kryesore është paga. Bavarezët rritën ofertën e tyre duke e çuar në 15 milionë euro në vit, plus bonuse, deri në 2027-ën.

Bonuset kanë të bëjë me golat dhe trofetë, diçka që nuk kanë munguar këto vite te Bayern dhe kështu janë sërish pritshmëritë, kështu që rroga e francezit mund të shkojë deri në 17 milionë euro.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe trajneri Julian Nagelsman. 34-vjeçari I ka dhënë më shumë hapësirë dhe Coman ndihet I vlerësuar. Deri më tani ai ka shënuar 13 gola për skuadrën bavareze në tre kompeticione, kampionat, kupë e Champions.

Me Bayernin, mesfushori francez numëron 6 tituj kampionë në Bundesligë, 3 kupa Gjermanie dhe 1 Champions, teksa në finalen e kësaj të fundit ishte heroi i ndeshjes me golin e shënuar ndaj Parisit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb