Një fund i çmendur në fushë në sfidën Fiore-Inter, një fitore në limitet e kohës shtesë nga zikaltërit ka sjell tension dhe përplasje verbale edhe në tribuna. Sipas Ansa, që i referohet disa burime pranë klubit të Inter, pas golit të 4-3 të realizuar nga Mkhitaryan, drejtuesit e Inter janë sulmuar verbalisht në tribunat e Franchi-t.

Jo vetëm kaq, presidenti i Fiorentines ka shkuar në dhomat e zhveshjes së Inter duke goditur me grushte derën. Ky lajm, është përgënjeshtruar në mënyrë kategorike nga klubi i Fiorentines me anë të një komunikate për mediat:

Fiore
Fiore

“Klubi i Fiorentines përgënjeshtron në mënyrë kategorike zërat që lidhjen me presidentin Commisso dhe drejtuesit e tjerë të klubit për sjellje të dhunshme në përfundim të sfidës. Presidenti Commiso në përfundim të ndeshjes thjesht zbriti në dhomat e zhveshjes të Fiorentines për të përgëzuar trajnerin dhe lojtarët për paraqitjen e mirë. Presidenti Commisso pret një ndjesë publike nga e Inter dhe e presidentit Zhang i cili nxori këto lajme false”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të Fiorentinës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb