Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat tha se Najada Çomo dhe Luljeta Bozo janë një vlerë e shtuar për PS.

Balla tregoi më tej, se këto dy emra nuk mund të krahasohen me shumë emra nga Partia Demokratike, pasi Bozo dhe Çomo sipas tij, i kanë qëndruar pranë qytetarëve në momente shumë të vështira.

Po ashtu, Balla nuk i kurseu ironitë sa i takon kodit zgjedhor dhe mënyrës se si janë hartuar mandatet e deputetëve në çdo qark.

“Janë disa beteja që kemi marrë përsipër dhe do i çojmë deri në fund, qoftë beteja për të fituar përpalljen me COVID-19. Najda Çomo është model i njerëzve që nga dita e parë e asaj beteje. E kam thënë edhe në një komunikim tjetër si deputet i Elbasanit, kam gjetur tek Najada një person të përkushtuar tek qytetarët. Luljeta Bozo është një model i një njeri, që zemrat e shqiptarëve të thyera nga tërmetet e 2019-ës ajo jepte shpresë. Edhe pse në moshë të thyer ajo ka shumë energji. Unë jam i mendimit se pavarësisht mosha, këto dy zonja janë një vlerë e shtuar. Krahasohet Luljeta Bozo dhe Najada Çomon, me Ndokën, Mediun apo Berishën? Jam krenar për listën e krijuar në Elbasan. Kodi zgjedhor thotë shumë qartë, në qarkun e Elbasanit janë 14 vende të zgjedhura për Kuvendin e Shqipërisë, kodi thotë mund të duhen jo më shumë vende shtesë, por të përpjesëtueshme me tre. 14 + 2 bëjnë 16, nuk përpjesëtohet me tre që do të thotë 15. Këta e paskan problem. Ne do të na duhet në pedagogjiken tonë të Elbasanit, të shtojmë një klasë të posaçme për të gjithë Partinë Demokratike, për lëndën e matematikës, se në Kukës, ku janë tre po t’i shtosh dy bëhen pesë, nuk përpjesëtohet që do të thotë mbeten tre, ai çon gjashtë. Kjo është një tallje edhe për ata që e kanë emrin. E ka thënë Topalli, e ka thënë shumë bukur, Luli është një njeri që gënjen edhe kur e pyet sa është ora, po ne kemi sahatin e Elbasanit dhe kur të vijë këtu ka ku e sheh orën”, tha Balla.

Deklarata për mediat: 

Balla: Kam marrë impresione shumë pozitive sot në Elbasan dhe vlerësime gjithashtu për një hap të rëndësiëshëm që Partia Socialiste ka bërë në drejtim të hapjes dhe përfshirjes të sa më shumë personaliteteve, djem e vajza, burra e gra, të cilët kanë zgjedhur Partinë Socialiste për të shënë kontributin e tyre për Shqipërinë.

Në këtë këndvështim, nuk do të doja të humbja asnjë sekond komunikimi me publikun, me çdo banor të qarkut Elbasan për atë që ne synojmë të arrijmë në këto zgjedhje.
Jeni njohur tashmë që objektivi ynë në Elbasan, sikurse e njoftoi Kryeministri, është minimalja 8 deputetë dhe maksimalja 9 deputetë.

është një përgjegjësi e madhe po të kemi parasysh një analizë ndër vite e rezultateve në Elbasan, por është edhe një vlerësim për çdo gjë kemi arritur të bëjmë deri tani në Elbasan.
Elbasani është një qark i rëndësishëm, si në aspektin gjeografik dhe në aspektin e investimeve të kryera dhe ato që po kryhen. Fillimi sa më parë i By pass-it të Elbasanit është shumë i rëndësishëm dhe do të ndikojë në trafikun në qytet.

Pasmeje është kalaja e Elbasanit dhe ajo do të përfitojë një nga investimet më të rëndësishme për ta transformuar në një destinacion të rëndësishëm turistik.
Lidhur me ekipin fitues të Partisë Socialiste, dua t’i them banorëve, që është një listë shumë përfaqësuese, nuk ka një banor të papërfaqësuar; është kombinuar eksperiencameprurjet e reja; 1/4 e listës janë prurje që vijnë nga “deputeti që duam”.

Të gjithë bashkitë kanë përfaqësues të nderuar të cilët kanë detyrën e madhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe me Edi Ramën për të vijuar transformimin që kemi nisur.
Unë jam i teti në listë dhe teta është objektivi ynë minimal. Unë kam qenë në dilemë mes 8 dhe 9, por ishte një vendim i kryesisë së Partisë Socialiste për të vendosur drejtuesit në objektivin minimal.

Si e komentoni listën e opozitës:
Balla: Nga lista e opozitës mund të kuptoni objektivat. PD ka vendosur drejtuesin politik të parin, shpresoj të mos kenëobjektiv të marrin vetëm një, ndërkohë edhe Monika Kryemadhi është para, shpresoj ta marrë një, por më duhet tepër e vështirë.
Për të tjerat nuk dua të flas, por ky qytet ka nevojë për të përfaqësim të fortë në Parlamentin Shqiptar dhe unë jam shumë i lumtur që figura tepër përfaqësuese të këtij qyteti, e qarku, janë pjesë e listës tonë.

Z. Balla keni hequr dorë nga Rilindja?

Balla: “Shqipëria e ardhmja jonë” është një moto që e ka çdo shqiptar, por besoj që duhet të kuptoni që PS është e vetmja forcë politike që përfaqëson fuqinë e ndryshimit dhe ka ditur të gjenerojë brenda vetes. E vetmja parti politike ku njerëzit mund të besojnë votën e tyre në aspiratën për Integrimin Europian të Shqipërisë.
Në këtë këndvështrim nuk dua të bëj komente për listën e Elbasanit sepse një pjesë nuk e njoh dhe s’do ishte e drejtë.
Lista e PD në Tiranë, është një përmbyllje fatale e 30 vite tranzicion të Partisë Demokratike. Të shohësh në listë pazare shumë të ulëta. Nuk e di ç’kërkojnë në listën e PD Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule, nuk gjej dot arsye, ç’kërkon Fatmir Mediu apo Dashamir Shehi. kë do votojnë demokratët? Ndjesë që flas në emër të një demokrati të thjeshtë të Tiranës.

Ç’kërkon Najada Çomo në listën e Partisë Socialiste?

Balla: Najada Çomo, Luljeta Bozo janë pjesë e betejave dhe janë disa beteja që ne kemi marrë përsipër që t’i çojmë deri në fund. dhe këto zonja kanë bërë maksimumine tyre në këto beteja të vështira.
A besoni ju se mund të krahasohet Najada Çomo me Nard Ndokën dhe Sali Berishën?
Apo mund të krahasohet Luljeta Bozo me Fatmir Mediun apo Shpëtim Idrizin?
Jam shumë krenar për listën e Elbasanit.

Diçka e fundit për listat. Këta paskan të gjithë probleme me matematikën. Kodi Zgjedhor është i qartë, në Elbasan janë 14 vende për deputet, Kodi thotë në listë mund të shtohen jo më shumë se 2 dhe të plotpjestueshmeme 3. Në Kukës ku janë 3, shto 2 bëhen 5, nuk plotpjestohet me 3, pra mbeten 3. Në pedagogjiken e Elbasanit do shtojnënjë kurs matematike për PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb