Lazio ka pësuar disfatë 1-2 në shtëpi në ndeshjen e parë të fazës 1/8 të Conference League ndaj AZ Alkmaar.

Ekipi italian do e niste mirë ndeshjen, madje do gjente avantazhin në minutën e 18-të me Pedron.

Gjërat më pas nuk do shkonin mirë për skuadrën e Sarrit, pasi lacialët do përmbyseshin. Fillimisht Pavlidis vendosi ekuilibrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa Kerkez do realizonte të dytin për holandezët.

Elsi Hysaj e nisi këtë sfidë nga stoli, pasi nuk u preferua nga trajneri. Ndeshja e kthimit do të luhet pas pak ditësh dhe do të vendosë skuadrën e kualifikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb