Mbrëmja e sotme do të gjejë të impenjura tre ekipe shqiptare në Kupat e Evropës, më saktë në ndeshjet e kthimit të turit të dytë eliminator të Conference League.

Skuadra e parë është Vllaznia që zbret në fushë në Rumani ndaj Universitatea Craiova, teksa do ta nisë sfidën në orën 19:30. Sfida e parë në Shkodër ka përfunduar në barazim 1-1, por fjala e fundit ende nuk është e thënë, edhe pse tashmë kuqeblutë nuk janë favoritë.

Më pas, do të jetë radha e Laçit, që në orën 20:00 pret moldavët e Petrocub në stadiumin “Elbasan Arena”. Takimi i parë ka përfunduar në barazim pa gola në transfertë dhe kurbinasit shihen favoritë për të shkuar në turin e tretë të Conference League.

Dhe në orën 21:00 do të jetë radha e Tiranës, që do të jetë e impenjuar kundër kampionëve të Zrinjskit. Boshnjakët e fituan 0-1 takimin e parë në “Air Albania” dhe janë favoritë për të ecur më tej. Gjithsesi, bardheblutë nuk janë dorëzuar dhe pritet të bëjnë përmbysjen, edhe pse luhet jashtë fushe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb