Chelsea ka humbur gjyqin me ish-trajnerin e ekipit Antonio Conte dhe është obliguar t’i paguajë këtij të fundit rreth nëntë milion paund ose 10.2 milionë euro, pasi gjykata vendosi në favor të strategut italian.

Conte fitoi titullin e Premier Ligës  në sezonin 2016/2017 dhe e mposhti Manchester Unitedin në finale të Kupës FA, vetëm dy muaj para se të shkarkohej nga presidenti Roman Abramovich.

Në Angli u përfol se klubi ishte i pakënaqur me sjelljen e trajnerit dhe raporteve të prishura me disa prej lojtarëve kryesore. Sipas ‘The Times’, Chelsea nuk do ta kontestojë vendimin e gjykatës dhe në këtë mënyrë do të marrë fund mosmarrëveshja mes dy palëve, ndërsa Conte do ta marrë dëmshpërblimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb