Inter-Edison Cavani është një teme e cila pritet të marrë formë të plotë në javët në vijim. Klubi ziklatër është më shumë se i interesuar për sulmuesin uruguaian, kjo për disa arsye. E para dhe më e rëndësishmja, Cavani mund të largohet në fund të sezonit me parametra zero, do të ishte një goditje e madhe pa asnjë kosto, sigurisht përjashto pagën e tij sezonale. Cavani është profili i një lojtari që pëlqehet shumë nga Conte. Inter u fut në një moment në negociata me PSG gjatë kohës kur transferimi i Lukakut po vihej në dyshim.

Lautaro Martinez
Lautaro Martinez

Në rast se largohet Lautaro Martinez me destinacion Barcelonën, Cavani do të ishte zëvendësuesi ideal, Inter do të përfitonte një shumë të madhe nga largimi i argjentinasit çdo do ti lejonte të përballonte pagën e Cavanit dhe të bënte qetësisht ndonjë blerje në merkato duke qenë korrekt me rregullat e fair play financiar.

Icardi
Icardi

Nga ana tjetër Inter është i detyruar të futet në negociata, do ti interesonte shumë që Cavani të largohej nga Parisi. Nëse nuk ndodh diçka e tillë, nëse Cavani pranon rinovimin e kontratës, kjo do të thotë që PSG nuk do të blej kartonin e Icardit. Interi do të ishte i detyruar ti gjente një tjetër sistemim sulmuesit që askush nuk e dëshiron më në Milano. Nëse Cavani pranon ofertën e Inter dhe PSG mban Icardin, ziklatërit do të kishin 70 milion euro më shumë në arkën e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: