Tottenham është gati për të nisur sezonin e ri të Premier League. Spurs kanë bërë një merkato të kënaqshme, duke sjellur entuziazëm te tifozët.Trajneri i londinezëve, Antonio Conte ka dhënë një intervistë për mediet, ku ka folur për edicionin e ri.  Numri një i pankinës e pranon se skuadra që drejton nuk është në nivelin e Manchester Cityt dhe Liverpool, por do përpiqen të bëjnë maksimumin.

“Kane dhe Son? Janë dy lojtarë që përfaqësojnë klubin. Dy top lojtarë që mund të luanin në të gjitha skuadrat më të rëndësishme. I shoh shumë të përqendruar

Ne duhet të tregohemi të zotët dhe të mos kthehemi në një tufë arrogantësh, sepse nuk mund të mendojmë që vetëm në shtatë muaj mund të mbyllim të gjithë atë distancë që kemi me skuadra si Liverpool dhe Manchester City.Madje, edhe Chelsea që në vitet e fundit ka fituar Champions League. Më pas vjen United që në sezonet e fundit ka hasur në vështirësi. Gjithsesi, sa i takon përgatitjes së parasezonit ajo shkoi mirë.

Kemi punuar pak me përshtatjen e futbollistëve të rinj si Perisic apo Bissouma. Megjithatë, jam i lumtur që do të vazhdoj të punoj në të njëjtën filozofi si sezonin e kaluar pa u dashur t’ia nis sërish nga e para.

Ndeshja e parë e kampionatit me Southampton? Vitin e kaluar na hoqën  5 pikë nga tabela” – Tha ai.

Y66
Y66

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: