Në Francë dhe Angli nuk kanë dyshime: Antonio Cote do të jetë trajneri i ri i PSG. Sipas ‘Le Parisien’ tekniku italian dhe sheiku Al-Khelaifi kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre, në të njëjtën linjë është edhe ‘The Sun’, madje e përditshmja britanike shkon edhe më tek, duke zbuluar listën e dëshirave të trajnerin aktual të Tottenham Hotspur.

Pogbaaa
Pogbaaa

Në këtë listë gjejmë dy emra të famshëm, dy lojtarë që po lakohen shumë në tregun e transferimeve, Paul Pogba dhe Romelu Lukaku. Një tjetër emër është edhe ai i Marcus Rashford, i përzgjedhur prej kohësh si pasuesi i Kylian Mbappe. Sulmuesit të Man.United i skadon kontrata në 2023 dhe nuk ka ndërmend të rinovojë.

Romelu Lukaku Benched For Chelseas Champions League Last 16 Clash With Lille With Kai Havertz Set To Lead The Line Scaled
Romelu Lukaku Benched For Chelseas Champions League Last 16 Clash With Lille With Kai Havertz Set To Lead The Line Scaled

Në Paris, Conte do të gjente një ish lojtar si Hakimi, perfekt për skemën e tij të preferuar 3-5-2, por në Francë, Conte mund të kalojë në 3-4-3 pasi duhet të vendos në një formacion Messi, Neymar dhe Lukaku. Nuk do të ketë më probleme në lidhje me rivalitetin Donnarumma-Navas pasi ky i fundit do të largohet në fund të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: