Ngjarjet e Parisit janë shumë të rënda dhe shumë të afërta për të mos folur për këtë temë. Antonio Conte, në konferencën për shtyp në prag të miqësores Itali-Rumani, ka folur për kërcënimin që paraqet ISIS (Islamic State in Iraq an Syria – Shteti Islamik në Irak dhe Siri) në Europë, për sulmet e 13 nëntorit në Paris, pa harruar Europianin që do të luhet verën e ardhshme në Francë.

“Ngjarjet që kemi përjetuar kanë qenë të pabesueshme, kemi mbetur pa fjalë për atë që ka ndodhur, ka thënë Conte.

“Janë akte terrorizmi që gjithsesi të bëjnë të mendosh, që mund të gjenerojnë frikë, por jam i bindur se duhet të luftojmë kundër këtyre akteve të pashpjegueshme, duke vazhduar përpara pa u frikësuar nga asgjë dhe asnjeri, përndryshe do të fitojë e keqja. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë”, ka thënë trajneri italian”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: