Tottenham udhëton në Milano për ndeshjen e mesjavës në Champions League. Trajneri i londinezëve, Antonio Conte ka dalë para mediave në prag të këtij takimi, ku ka vlerësuar maksimalisht kuqezinjtë.

“Kthimi në San Siro shkakton emocione të mëdha, kalova dy vite intensive, të bukura në të cilat arritëm të bënim diçka të rëndësishme me Interin. Rikthimi shkakton emocione shumë të forta. Për mua por edhe për lojtarët është diçka e jashtëzakonshme të luash këtu.

Ne përballemi me kampionët e Italisë dhe e dimë se sa e vështirë është të fitosh Serinë A. Ata ishin të jashtëzakonshëm. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë mes dy skuadrave që do të mundohen të kualifikohen” – Tha Conte, i cili ka drejtuar Interin para disa vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb