Fitorja e titullit të 19-ë kampion të Serie A, nuk ka qetësuar ujërat në ambientin zikaltër, përkundrazi, duket sikur i ka trazuar ato. Arsyeja ka të bëjë me lajmet e qarkulluara orët e fundit, të cilët e shohin teknikun italian, Antonio Conte gjithnjë e më larg drejtimin të klubit.

Tekniku, ka kërkuar nga klubi zikaltër garanci për të ardhmen, me dy kërkesa të qarta drejtuar tyre: 1. Të mos ulen rrogat e lojtarëve dhe 2. Të mos preket organika aktuale e lojtarëve, por të afrohen lojtarë kualitativ, për të garuar jo vetëm në kampionat, por edhe në Evropë. Por duket se situata e pandemisë ashtu sit ë gjitha klubet e futbollit, ka prekur rëndë edhe Interin, e cila s’mund t’i lejojë vetes të bëjë transferime të ‘çmendura’.

Për këtë arsye, përballë një oferte mbi 90 milionë euro, klubi mund të largonte çdo lojtarë nga skuadra. Situata aktuale në klub, nuk është parë me sy të mirë as nga lojtari i 12-ë,tifozët, të cilët kanë protestuar ndaj klubit me anë të dy banderolave të mëdha. Curva Nord, ka vendosur dy banderola poshtë selisë së Interit, ku në njërën shkruhet: “Të ridemensionosh kampionët është veprim prej budallenjsh.

Trajneri, stafi dhe lojtarët nuk duhet të preken”. Ndërkohë pak më pas, është shfaqur edhe banderola e dytë, kësaj radhe me një person të vetëm në shenjestër: Steven Zhang.

“Zhang merr përgjegjësitë e tua ose largohu nga qyteti ynë”.

Media italiane shkruajnë se grupimi me ultras është future në seli, për të folur me drejtuesit, por pritet të ketë zhvillime të tjera në orët në vazhdim. Një gjë është e sigurt, tifozët nuk duan që Conte të largohet nga Interi, pasi ishte pikërisht ai që i dha titullin kampion, që në Milanon zikaltër mungonte prej vitesh.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: