Christian Eriksen mbetet një çështje shumë e diskutuar në shtëpinë zikaltër, ishte një nga transferimet më të bujshme të Inter por pak nga pak nga humbur aq shumë nga emiri i tij duke përfunduar në stol. Antonio Conte kërkoi me insistim ndërsa tashmë nuk e përfshin në planet e tij, jo vetëm kaq por është i gatshëm ta nxjerr në shitje në çdo moment ose ta përfshij në ndonjë shkëmbim.

Corriere
Corriere

Sipas “Corriere dello Sport”, Inter po studion mundësinë për të shkëmbyer Eriksen me Granit Xhaka. Ashtu si danezi edhe Xhaka nuk po gjen hapësira tek Arsenal, kjo do të ishte një lëvizje e duhur për të dy lojtarët dhe për të dy klubet. Eriksen e njeh shumë mirë ambientin në Premier League ndërsa për Xhakën kjo do të ishte një mundësi e re për të nisur gjithçka nga e para.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb