Antonio Conte thuhet se është i hapur për idenë e menaxhimit të Chelseat. Raportohet se Jose Mourinho mund të shkarkohet nëse The Blues mposhtën në Stamford Bridge nga skuadra e Portos, e cila mund t’i kushton me eliminim prej Ligës së Kampionëve.

Sipas The Independent, Conte është kandidati kryesor për të zëvendësuar Mourinhon në postin e kryetrajnerit të skuadrës londineze, transmeton Telegrafi.

Por, Conte është i angazhuar me Kombëtaren italiane në Euro 2016, ndërsa ai është i gatshëm ta marr drejtimin e kampionit anglez pas kampionatit evropian. Për pasuesin e portugezit te Chelsea është përfolur edhe emri i trajnerit aktual të Juventusit, Massimilliano Allegri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: