Antonio Conte shqyrtoi deri në detaje ofertën e bërë nga Tottenham Hotspur për të refuzuar në fund propozimin e marrë nga Daniel Levy. “Gjelat” kthehen edhe një herë në pikën zëro teksa i duhet të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për të mos lënë më gjatë ekipin pa një trajner. Sipas “Mirror”, stafi drejtues i Tottenham ka kthyer edhe një herë vështrimin nga Erik ten Hag, trajneri i Ajax, një opsion që në momentin e parë por një emër që e kanë kërkuar edhe në të shkuarën.

Ten Hag
Ten Hag

Ten Hag vlerësohet shumë për punën e bërë në krye të “shigjetarëve” teksa tre sezone më parë arriti ti dërgojë deri në gjysmëfinalen e Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb