Antonio Conte në intervistën e fundit për mediat në kuadër të takimit të fundjavës në “Premier League” është parë shumë i acaruar. Trajneri i Chelsea-s nuk i ka kapërdirë dot ato që janë shkruar ditët e fundit në shtypin britanik dhe për këtë arsye është nervozuar shumë me gazetarët.

Bëhet fjalë për artikujt që e shohin Conte-n larg drejtimit të “bluve” të Londrës.

“Çfarë bëni kështu? Fliten shumë gjepura këtu. Është e vërtetë. Edhe në të kaluarën kjo gjë ka ndodhur edhe me trajnerë të tjerë. Gazetarët përpiqen të krijojnë probleme mes meje, klubit dhe lojtarëve. Nëse dikush ka qejf të vazhdojë t’i shkruajë këto gjëra, do i përgjigjem shumë mirë. Kjo gjë është mungesë respekti. Nuk duhet të përfshini as persona të tretë. Mos shkruani gjepura të tilla” – përfundoi Conte.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: